Kontaktoni eShkolla
Varësisht nga roli juaj, kontaktimi bëhet në mënyra të ndryshme. Më poshtë gjeni se ku të drejtoheni.
Na kontaktoni
Secila shkollë e menaxhon vetë llogarinë dhe përdoruesit e saj në eShkolla. Nëse jeni nxënës, prind, mësimdhënës ose pjesë e stafit, kontaktin kryesor e keni administratën e shkollës suaj — ajo i krijon dhe menaxhon llogaritë dhe të dhënat brenda platformës.
Mbështetja
Pas kyçjes, përdoruesit mund të komunikojnë brenda platformës përmes Bisedës dhe të ndjekin Njoftimet. Për pyetje rreth notave, mungesave ose llogarisë, drejtohuni te administrata e shkollës ose te kujdestari i klasës. Mësimdhënësit gjejnë përgjigje edhe te faqja e brendshme Pyetje të shpeshta.
E keni harruar fjalëkalimin? Te faqja e kyçjes përdorni opsionin “Keni harruar fjalëkalimin?” ose kontaktoni administratën e shkollës.
Informacion rreth eShkolla
eShkolla është platformë digjitale për menaxhimin e shkollave në Kosovë. Për të kuptuar çfarë ofron platforma, shihni faqen Rreth eShkolla dhe Veçoritë, ose lexoni pyetjet e shpeshta.
