Pyetje të shpeshta
Përgjigje të shkurtra për pyetjet më të zakonshme rreth eShkolla dhe mënyrës si funksionon.
Çfarë është eShkolla?
eShkolla është një platformë digjitale për menaxhimin e shkollave, që bashkon në një sistem të vetëm nxënësit, mësimdhënësit, lëndët, vlerësimet, mungesat, orarin, njoftimet dhe raportet shkollore.
Për kë është eShkolla?
Për drejtorinë dhe administratën e shkollës, mësimdhënësit dhe stafin mbështetës (pedagog/psikolog), nxënësit, prindërit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA). Çdo rol ka panelin e vet me qasjen përkatëse.
Çfarë mund të menaxhohet me eShkolla?
Nxënësit, mësimdhënësit, lëndët, klasat dhe drejtimet, vlerësimet dhe notat, mungesat dhe vijueshmëria, orari dhe planifikimi, njoftimet, komunikimi dhe raportet shkollore.
A mund të përdoret eShkolla nga shkollat në Kosovë?
Po. eShkolla është ndërtuar në gjuhën shqipe dhe e përshtatur për institucionet arsimore në Kosovë.
Si funksionon menaxhimi i nxënësve?
Administrata regjistron nxënësit dhe i organizon në klasa, paralele dhe drejtime, dhe i lidh me prindërit. Të dhënat ruhen në një vend të vetëm dhe janë të qasshme sipas rolit.
Si menaxhohen vlerësimet dhe notat?
Mësimdhënësit regjistrojnë notat përmes instrumenteve të vlerësimit. Nga këto nxirret nota përfundimtare për çdo periudhë dhe për gjysmëvjetor, të cilën nxënësit dhe prindërit mund ta ndjekin.
Si menaxhohen mungesat?
Mungesat regjistrohen sipas lëndëve dhe datave. Platforma ndjek vijueshmërinë e nxënësve dhe ndihmon në identifikimin e nxënësve në rrezik.
Si mund të kyçem në platformë?
Kyçja bëhet te faqja e kyçjes me kredencialet që i jep administrata e shkollës. Nëse e keni harruar fjalëkalimin, përdorni opsionin “Keni harruar fjalëkalimin?” ose kontaktoni administratën e shkollës.
Si mund të kontaktoj eShkolla?
Kontakti kryesor për nxënësit, prindërit dhe stafin është administrata e shkollës, e cila menaxhon llogaritë dhe të dhënat. Më shumë informacion gjeni te faqja e Kontaktit.
